STUDIO KONTABILITETI DHE KONSULENCE FISKALE

pROFESIONALIZMI DHE KORREKTESIA JANE MOTOJA JONE !

Shërbimet » Per hapje biznesi



ASISTENCE NE STUDIMIN E TREGUT PER LLOJIN E AKTIVITETIT TE BIZNESIT
Ne varesi te aktivitetit qe synohet per te filluar Individit ose Subjektit te interesuar i ofrohet asistence ne studimin e tregut per llojin e aktivitetit, zonen e zhvillimit te aktivitetit etj.

ASISTENCA PER CELJEN E AKTIVITETIT 
Studio asiston Individët ose Subjektet e interesuar për hapjen e aktivitetit të ri në të gjitha hapat proceduriale,
Në bashkëpunim me studion Ligjore Studio jonë asiston në hartimin e Statutit dhe Aktit të Themelimin sipas natyrës dhe pozicionimit fiskal të parashikuar.

PERGATITJA E DOKUMENTAVE
Ndihmon në përgatitjen e dokumentave të tjerë ligjorë të nevojshëm për regjistrimin e Subjektit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, në Organet Tatimore, Inspektoriatin Shtetëror të punës, Zyrën e punës si edhe Organet Vendore.

Studio asiston Subjektin gjithashtu edhe në procedurat e tjera të nevojshme për fillimin e funksionimit normal të aktivitetit në zbatim të Legjislacionit në fuqi.