STUDIO KONTABILITETI DHE KONSULENCE FISKALE

pROFESIONALIZMI DHE KORREKTESIA JANE MOTOJA JONE !

Shërbimet » Bizneset e vogla


Bazuar në LIGJIN Nr. 8438, Datë 28.12.1998 i ndryshuar
PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT :

“Biznes i Vogël” është çdo subjekt, i cili realizon, gjatë vitit fiskal, një të ardhur bruto vjetore (qarkullim) më e vogël ose e barabartë me 8.000.000 (tetë milionë) lekë. Bizneset e vogla i nënshtrohen detyrimit të pagesës së taksës vendore mbi biznesin e vogël.

KONSULENCE NE POZICIONIMIN LIGJOR DHE FISKAL 
Studio asiston Individët dhe Subjektet në pozicionimin e sakte ligjor dhe fiskal të projektit të zgjedhur prej tyre. Kjo edhe ne bashkëpunim me studio Ligjore.

ASISTENCA PER CELJEN E AKTIVITETIT 
Studio asiston Individët ose Subjektet e interesuar për hapjen e aktivitetit të ri në të gjitha hapat proceduriale, Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimi, Organet Tatimore, Inspektoriatin Shtetëror të punës, Zyrën e punës si edhe Organet Vendore.

MBAJTJA E LLOGARIVE KONTABEL
Studio ENKO - ofron për klientët e saj Mbajtjen e llogarive mujore. Regjistrimi i Faturave Tatimore, Regjistrimi i Lëvizjeve bankare, Regjistrimi i Lëvizjeve të Arkës, Rakordimin e Magazinës etj.

PLOTESIMI DHE DEKLARIMI I FORMULAREVE ONLINE 
Studio, për klientët e vet, kryhen te gjitha procedurat e plotësimit dhe deklarimit  Librave të Blerjeve, Librave të Shitjeve, të TVSH, Listpagesave, Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimit mbi Fitimin, Akcizën etj. Të gjitha deklarimet bëhen nën supervizionin e Kontablit të Miratuar, për të studiuar profilin si edhe për të realizuar maksimalisht avantazhet fiskale

HARTIMI DHE ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE
Studio përgatit pasqyrat financiare në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit. Harton dhe përgatit raporte financiare të kërkuara nga subjektet. Gjithashtu studio jep këshilla profesionale në lidhje me pasqyrat financiare.

KONSULENCE KONTABEL
Studio ofron ndihmë në vlerësimin e pajtueshmërisë me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, ndihmë për klientët me çështjet e kontabilitetit, të cilat ndikojnë aktivitetin e tyre të përditshme. Ekipi ynë i ndihmon klientët në zbatimin e Standardeve të kontabilitetit financiar si edhe në zbatimin e sistemeve të menaxhimit të kontabilitetit.

KONSULENCE FISKALE 
Informon dhe instrukton subjektet në lidhje me çështje te ndryshme qe kanë të bëjnë me legjislacionin fiskal. Azhornon subjektet me ndryshimet e kuadrit ligjor dhe fiskal si edhe përgatit buletine informuese për klientët e vet. Ndihmon subjektet për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme fiskale.
       

ADMINISTRIM DHE PERFAQESIM NE MOSMARRVESHJET ME ADMINISTRATEN TATIMORE
Studio ndihmon në interpretimin e legjislacionit fiskal, atë tatimor dhe doganor për subjektet te cilat kanë mosmarrëveshje me administratën tatimore dhe atë doganore. Asiston dhe ndihmon ne procesin e ankimit pranë Zyres se Apelimit Tatimor. Ofron këshilla strategjike mbi taksat dhe ofron strategji efektive ne lidhje me problemet me tatimet. Studio jonë asiston dhe ndihmon subjektet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me administratën tatimore.

KONTAKT DHE INFORMIM I VAZHDUESHEM
Studio jonë mban kontakt të vazhdueshëm me te gjitha subjektet. Kontakt i cili konsiston ne ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme profesionale dhe mendimin ekonomik në dobi të rritjes efektshmerisë së veprimtarisë dhe të zbatimit të dispozitave ligjore.