STUDIO KONTABILITETI DHE KONSULENCE FISKALE

pROFESIONALIZMI DHE KORREKTESIA JANE MOTOJA JONE !

Info financiare » Pasqyrat financiare


Pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten për përdorim të jashtëm nga shumë njësi ekonomike në mbarë botën.
Megjithëse pasqyra të tilla mund të duken të ngjashme nga njëri vend në tjetrin, ekzistojnë disa dallime të cilat shkaktohen nga ndryshime e rrethana sociale, ekonomike, ligjore të vendeve të ndryshme, të cilat duhet të pasqyrohen me ndryshime sipas veçorive të çdo vendi. Këto veçori kanë çuar në përdorimin e pasqyrave financiare të ndryshme.

Objektivi i pasqyrave financiare është të japë një paraqitje të vërtetë e të drejtë të pozicionit financiar, performancës financiare dhe fluksit të parasë të njësisë ekonomike raportuese.Pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë e të drejtë të pozicionit financiar, performancës financiaredhe fluksit të parasë së njësisë ekonomike raportuese, vetëm dhe vetëm nëse :
(a) ato janë të sakta e të plota në pasqyrimin e përmbajtjes së ngjarjeve ekonomike;
(b) përgatitja e tyre bazohet në vlerësime të arsyeshme e të bazuara (në rastet kur vlerësimet janë të domosdoshme);
(c) shënimet në pasqyrat financiare janë përgatitur me detaje të mjaftueshme për të dhënë një pamje të përgjithshme të pozicionit financiar, performancës financiare dhe fluksit të parasë të një njësie ekonomike raportuese, në mënyrë të tillë që lexuesit kompetentë të mund të nxjerrin konkluzione të arsyeshme.

Bilanci është një nga pasqyrat financiare që tregon pozicionin financiar (aktivet, pasivet dhe kapitalin) e një njësie ekonomike raportuese në një datë të caktuar.

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve është një nga pasqyrat financiare që tregon performancën ekonomike (të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin/humbjen) të një njësie ekonomike raportuese gjatë një periudhe kontabël.

Pasqyra e fluksit monetar është një nga pasqyrat financiare që tregon fluksin e parave (arkëtimet dhe pagesat në parà dhe ekuivalentet e saj) të një njësie ekonomike raportuese gjatë një periudhe kontabël.

Pasqyra e ndryshimeve në kapitalin neto është një nga pasqyrat financiare që tregon ndryshimet në kapitalin e një njësie ekonomike raportuese gjatë një periudhe kontabël.

Shënimet shpjeguese përmbajnë informacion-shtesë, përveç atij që jepet në bilanc, pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyrën e ndryshimeve në kapital dhe pasqyrën e fluksit të parasë. Shënimet shpjeguese japin një përshkrim ose zbërthim të mëtejshëm të zërave të paraqitur në këto
pasqyra, si dhe informacion mbi zërat që nuk plotësojnë kriteret për një paraqitje të veçantë në pasqyrat financiare