STUDIO KONTABILITETI DHE KONSULENCE FISKALE

pROFESIONALIZMI DHE KORREKTESIA JANE MOTOJA JONE !

Info financiare » Tatimet dhe taksat


“Tatim” është pagesa e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit apo në buxhetin e organeve të qeverisjes vendore, e vendosur me ligj dhe që nuk bëhet në shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve të caktuara; “Taksë” është pagesa e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit apo në buxhetin e organeve të qeverisjes vendore, e vendosur me ligj dhe që paguhet nga çdo person, që ushtron një të drejtë publike apo përfiton një shërbim publik në territorin e Republikës së Shqipërisë. Dispozitat e këtij ligji për tatimet dhe detyrimet tatimore zbatohen njëlloj edhe për taksat;

TATIMET DHE TAKSAT KOMBETARE 
a) Tatimi mbi vlerën e shtuar;
b) Tatimi mbi të ardhurat;
c) Akciza;
d) Tatimi për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet;
e) Taksat kombëtare;
f)  Tatime të tjera, të cilat janë përcaktuar të tilla me ligj të veçantë.

TATIMET DHE TAKSAT VENDORE 
a) Taksa vendore mbi biznesin e vogël;
b) Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore;
c) Taksa e fjetjes në hotel;
d) Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;
e) Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;
f)  Taksa për zënien e hapësirave publike;
g) Taksa e tabelës;
h) Taksa të përkohshme