STUDIO KONTABILITETI DHE KONSULENCE FISKALE

pROFESIONALIZMI DHE KORREKTESIA JANE MOTOJA JONE !

Info financiare » Afatet fiskale


Afatet Fiskale janë datat e përcaktuara në ligjet përkatëse si kufij maksimalë për dorëzimin e Deklaratave si edhe pagesës së detyrimit tatimor përkatës.Në rastet kur afati i fundit për dorëzimin e deklaratës bie në ditë pushimi, atëherë si ditë e fundit e afatit llogaritet dita e parë e punës, pas ditës së pushimit. Kështu për shembull, ne qofte se data 14 e një muaji bie ditë e shtune, si dite e fundit e afatit te paraqitjes se deklarimit për TVSH-ne për personin e tatueshëm, do te konsiderohet data 16 e muajit (pra dita e hënë si dite e pare pas ditës se shtune dhe te diele si dite pushimi).

AFATET MUJORE 
Data 5 e çdo muaji Afati maksimal i deklarimit të Librave të Blerjeve dhe Librave të Shitjeve të muajit paraardhës.
Data 14 e çdo muaji afati maksimal i deklarimit dhe pagesës së TVSH së muajit paraardhës.
Data 15 e çdo muaji afati i parapagimit të këstit të Tatimit mbi Fitimin për Bizneset e Mëdha.
Data 20 e çdo muaji afati maksimal i deklarimit dhe pagesës  së Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore si edhe tatimit mbi te Ardhurat për 
bizneset e mëdhenj.

AFATET 3-MUJORE
Data 20 Prill, 20Korrik, 20 Shtator dhe 20 Janar afati maksimal i deklarimit dhe pagesës së Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore si edhe tatimit mbi te Ardhurat për tremujorët paraardhës për bizneset e vegjël.
Data 20 Prill, 20Korrik, 20 Shtator dhe 20 Janar afati maksimal i pagesës së këstit tremujor të Taksës së Biznesit të Vogël.

AFATET VJETORE
Data 31 Mars është afati maksimal i Dorëzimit të Pasqyrave Financiare të Vitit paraardhës në Drejtorinë Rajonale Tatimore.
Data 31 Mars është afati maksimal i deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Fitimin për vitin paraardhës pas mbylljes së Pasqyrave Financiare të vitit.
Data 31 Korrik është afati maksimal i depozitimit të Pasqyrave Financiare të vitit paraardhës tek Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
Data 31 Korrik është afati maksimal i dorëzimit në Drejtorinë Rajonale Tatimorë të Vendimit të Ortakëve për shpërndarjen e Fitimit të vitit Paraardhës.

PENALITETET
Personi i tatueshëm, i cili nuk dorëzon ne afatet e përcaktuara ne ligjet e veçanta tatimore deklaratën tatimore, dënohet me 10 mije leke gjobe për çdo deklarate tatimore te padorezuar ne afat. Kjo gjobë vendoset vetëm një herë për çdo deklaratë tatimore, pavarësisht nga zgjatja e vonesës, dhe ajo nuk ndikon në gjobën për pagesë të vonuar.
Ne ratet e mospagesës brenda afateve Fiskale detyrimi tatimor përfshin tatimin, kamatëvonesat dhe gjobat, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore dhe legjislacionit për taksat vendore.
Personi i tatueshëm, i cili nuk paguan brenda afatit të parashikuar në ligjet e veçanta tatimore, shumën e detyrimit tatimor a të kontributit te sigurimeve shoqërore, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj apo pjesë të muajit gjatë gjithë kohës vonesës deri e momentin e pagimit të tatimit. Në asnjë rast kjo gjobë në total nuk duhet të jetë më e madhe se 25% e detyrimit të papaguar.
Kur detyrimi tatimor nuk paguhet në afat, tatimpaguesi është i detyruar që, për periudhën nga afati i pagesës deri në datën e pagesës së tatimit, të paguajë kamatëvonesë për këtë shumë. Masa e kamatëvonesës, është 120 për qind e shkallës së interesit ndërbankar të Bankës së Shqipërisë, që përcaktohet çdo tremujor, në bazë të shkallës mesatare të tremujorit paraardhës.
Kamatëvonesa paguhet në çdo rrethanë dhe nuk mund të hiqet nga administrata tatimore, as të ankimohet, me përjashtim të rasteve kur ka gabime në llogaritje ose kur detyrimi tatimor, për të cilin zbatohet, ndryshon.