STUDIO KONTABILITETI DHE KONSULENCE FISKALE

pROFESIONALIZMI DHE KORREKTESIA JANE MOTOJA JONE !

Klienti  » Pyetje të zakonshme



Pyetje: A I ofron studio Enko sherbimet qe kam nevoje per biznesin tim ?
Përgjigje: Te gjitha sherbimet qe ofron studio ENKO mund ti gjeni tek menuja Sherbimet , të percaktuara sipas kategorisë së subjektit.

Pyetje: Cfare tarifash ofron studio Enko per sherbimet e saj ?
Përgjigje: Tarifat percaktohen nga disa komponente si psh lloji i biznesit, Xhiro vjetore e realizuar, Numri i punonjesve, Lloji i aktivitetit. etj
Gjithsesi keto detaje diskutohen ne takime midis Biznesit dhe perfaqesuesve te studios.

Pyetje: Cfare lloj kontratash ofroni per biznesin ?
Përgjigje: Sherbimi kryhet duke u bazuar ne nje kontrate sherbimi ne te cilen percaktohen qarte te drejtat dhe detyrat si te Studio ENKO ashtu edhe te Subjektit. Kontratat rinovohen nje here ne vit nese gjate vitit nuk ka ndryshime ne funksionimin e subjektit. Ne raste te tilla me mirekuptimin e te dy paleve kontrata ndryshohet.

Pyetje: Perse me duhet nje studio kontabiliteti per dyqanin tim te vogel ?
Përgjigje: Sherbimi i nje kontabilisti nuk eshte luks po eshte siguri dhe domosdoshmeri. Gjithashtu eshte komoditet ne menyre qe edhe zoteruesit e bizneseve te vegjel te perqendrohen tek aktiviteti i tyre duke qene te sigurt qe marredhenia me Shtetin dhe Tatimet te jete e sigurt si per te drejtat ashtu dhe detyrimet qe gezon Subjekti.

Pyetje: Nese kam nje kontrate me studion tuaj , cfare duhet te bej ne rast te nje kontrolli nga organet tatimore ?
Përgjigje: Ne rastin e nje kontrolli tatimor ne subjekt kontaktohet menjehere me Studion e cila ndjek procedurat e nevojshem duke vene ne dispozicion te grupit te kontrollit dokumentacionin e nevojshem ne baze te Akt kontrollit te paraqitur.

Pyetje: A duhet te kem edhe une nje program financiar në biznesin tim ?
Përgjigje: Te paturit e nje programi financiar nuk eshte e detyrueshme per nje subjekt te vogel. Por asgje nuk e pengon per te patur nje te tille.
Bizneset e medha e kane me te nevojshem te paturin e nje programi te tille por gjithsesi Studio jone disponon programe financiare qe mbulon nevojat e te gjitha bizneseve me te cilat ka kontrate. Database pershtatet ne natyren dhe funksionimin e cdo subjekti dhe me specifikat e tij.

Pyetje: Nese dua te hap nje biznes te ri , cfare tarife duhet te paguaj perpara se te lidh kontrate me studion tuaj ?
Përgjigje: Gjithcka eshte ne varesi te sherbimeve qe subjekti kerkon qe studio te kryeje per llogari te tij.Kjo përcaktohet pas nje takimi dhe diskutimi paraprak.

Pyetje: Cfare jane skadencat fiskale ?
Përgjigje: Jane datat e vendosura me ligj si afate maksimale te dorezimit te Deklaratave tatimore apo pageses se detyrimeve. Informacion me te hollesishem mund te gjeni tek menuja Info financiare-Afatet fiskale.

Pyetje: Kur eshte afati I fundit I dorezimit te bilanciit ?
Përgjigje: Afati i fundit i dorezimit te bilancit sipas Ligjit aktual eshte data 31 Mars e vitit pasardhes të vitit fiskal per te cilin mbyllen Pasqyrat Financiare.

Pyetje: A mund te korrigjohen deklaratat tatimore ?
Përgjigje: Ligji shqiptar lejon korrigjimin e deklaratave tatimore brenda nje afati te percaktuar ne Ligjin Per Procedurat Tatimore.